Prokuroria e Shtetit ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit të drejtësisë në mbarë Kosovën për zgjedhjet lokale të këtij viti.
Këta përfaqësues të drejtësisë ushtrojnë detyrat e tyre si kujdestarë për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe të drejtë, duke qëndruar në prokuroritë themelore ose në stacionet policore aty ku nuk ka objekte të prokurorisë. Ky angazhim synon të adresojë çdo parregullsi që mund të paraqitet gjatë procesit zgjedhor dhe të mbrojë votën e lirë të qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit e Policisë së Kosovës.
Laura Pula, koordinatorja nacionale për zgjedhje, është përgjegjëse për mbikëqyrjen e funksionimit të koordinatorëve rajonalë dhe prokurorëve të përfshirë, përfshirë ata që veprojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Misioni i tyre është të garantojnë zbatimin e ligjit gjatë zgjedhjeve.

Leave a Reply