11 komuna në Kosovë ende pa buxhet të miratuar për 2024

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se 11 komuna në Kosovë ende nuk kanë aprovuar buxhetin për vitin aktual fiskal.

Këto komuna përfshijnë: Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë. Ibrahimi, në një deklaratë për Gazetën Blic, ka shpjeguar se kjo situatë është pasojë e kushteve të jashtëzakonshme që kanë ndërhyrë në procesin e miratimit të buxhetit.

Ai ka vënë në dukje se vendi po kalon një proces zgjedhor, dhe më 9 nëntor do të zhvillohet balotazhi në disa komuna, gjë që ka shkaktuar pengesa në funksionimin normal të kuvendeve komunale dhe miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *