Sot shënohet 113-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur vlerësimin e tij për këtë përvjetor historik përmes një postimi në Facebook, ku thekson se angazhimi dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura kanë qenë kyç në ruajtjen e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit. Në këtë ditë të veçantë, nderohet kontributi dhe sakrificat e të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Shqiptare, të cilët me përkushtim dhe disiplinë kanë shërbyer vendit për më shumë se një shekull.
Presidenti Begaj gjithashtu thekson se pjesëmarrja në misione ndërkombëtare të NATO-s, BE-së dhe OKB-së është një burim krenarie, duke kontribuar në sigurinë kolektive. Ai shpreh mirënjohjen për çdo efektiv, duke përfshirë vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat e Forcave të Armatosura, për shërbimin e tyre të vyer ndaj atdheut.
Urime përvjetorin e 113-të të FARSH!

Leave a Reply