Sot përfundon afati për partitë politike që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për 28 dhjetor 2025.
Aplikimet për certifikim, deklarimet e koalicioneve dhe njoftimet për mospjesëmarrje duhet të dorëzohen deri në orën 18:00. Deri tani, vetëm 16 subjekte kanë përfunduar procesin e certifikimit.
Partitë e njohura si LVV, AAK dhe NISMA nuk kanë aplikuar ende, ndërsa LDK, PDK dhe të tjera si Kosova Nevi Romani Partia dhe Srpska Lista kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme. Dy koalicione janë formuar: “PAI – PDAK – LPB” dhe “Koalicija VAKAT”, me pjesëmarrje të partive si Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Demokratska Stranka Bošnjaka.
Zyra për Regjistrim dhe Certifikim ka bërë të ditur se subjektet politike kanë afat deri më 7 dhjetor për të dorëzuar listat me kandidatët për deputetë përmes platformës së KQZ-së. Afati për njoftimin e mospjesëmarrjes përfundon më 30 nëntor.

Leave a Reply