16 Të Vdekur nga Përmbytjet e Mëdha në Meksikë

Në Meksikë, reshjet e dendura kanë shkaktuar humbjen e jetëve të 23 personave deri në fund të javës së kaluar.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile raportoi se 31 nga 32 shtetet e vendit janë prekur nga këto reshje. Verakruz, Querétaro, Hidalgo dhe San Luis Potosí janë shtetet më të dëmtuara.

Hidalgo përballet me pasojat më të rënda, ku 16 persona kanë humbur jetën dhe rreth 1 mijë banesa janë dëmtuar. Në Puebla, pesë persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë zhdukur.

Ndërkohë, në Verakruz është raportuar vdekja e një fëmije dhe në Querétaro humbja e jetës së një oficeri policie. Presidentja Claudia Sheinbaum theksoi angazhimin e autoriteteve për ndihmën e popullatës, për hapjen e rrugëve dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ushtria ka vendosur mbi 5,400 trupa për të shpërndarë ndihma në zonat e prekura. Ndërkaq, stuhia tropikale Raymond po sjell reshje të mëdha dhe pritet të arrijë në gadishullin Baja California së shpejti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *