21 persona të akuzuar për krime lufte në Reçak

Prokuroria Speciale ka akuzuar 21 persona për krime lufte në Reçak, të cilët dyshohen për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëkryerje, ishin pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë dhe të institucioneve të tjera si Brigada e Mekanizuar “243” dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë operacionit në fshatin Reçak, pjesëtarët e forcave serbe dyshohen se kanë kryer vrasje masive, trajtim çnjerëzor dhe dëbim të popullsisë civile, si pjesë e një përpjekjeje për spastrim etnik.

Emrat e të akuzuarve përfshijnë O.S., R.M., K.J., G.R., ndër të tjerë. Ndodhitë e janarit 1999 në këtë fshat të Komunës së Shtimes janë pjesë e një periudhe më të gjerë krimesh të pretenduara që përfshijnë shkatërrimin e pasurisë dhe dëbimin masiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *