28-vjeçarja: Nuk dua të shoh fëmijët pas dhunës nga ish-burri

Në fshatin Dobrajë të Vogël të Lipjanit, Selvete Kadriaj jeton tashmë me bashkëshortin e saj, Elham Kurteshaj.

Shtëpia e tyre modeste ka një oborr të mbuluar me baltë, ndërsa muret e plasaritura dëshmojnë për kushtet e vështira të jetesës. Megjithatë, Selvete thotë se ndjehet e qetë dhe e lirë për herë të parë pas shumë vitesh.

Selvete ishte martuar për 11 vjet me Gafurr Rexhepin, periudhë që ajo e përshkruan si të mbushur me izolim dhe nënshtrim. Tre vjet më parë, e lodhur nga dhuna, ajo vendosi të largohej me djalin e saj të vogël dhe u kthye në shtëpinë e prindërve në Shtime, duke i lënë katër fëmijët e tjerë pas.

Gjatë qëndrimit te prindërit, ajo përdorte ndihmat shtetërore për katër fëmijët për t’u kujdesur për djalin e vogël. Selvete thotë se paratë i ka marrë për vetëm 8 muaj, ndryshe nga ç’pretendon ish-familja e saj.

Përmes TikTok-ut, ajo u njoh me Elhamin dhe vendosi të fillonte një jetë të re me të. Djali i vogël tashmë është me Gafurrin, dhe Selvete nuk dëshiron të ketë kontakte me fëmijët e saj, pavarësisht se ish-burri ia lejon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *