Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar për një vjedhje të rëndë.
I dyshuari, F.A., 29 vjeç, dyshohet se më 9 dhjetor 2025, rreth orës 18:30, ka hyrë me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël” në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, ku ka vjedhur para nga arka e bamirësisë. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar dy palë atlete, të cilat mendohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë për të vijuar hetimet e mëtejshme.

Leave a Reply