Një i ri shqiptar, Valentin Vokaj, 23 vjeç, nga Bremen, Gjermani, është gjetur i vdekur pas një muaji kërkimesh.
Familja e tij konfirmoi lajmin e hidhur. Valentini ishte raportuar i zhdukur më 9 nëntor, pasi u largua nga banesa në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk u kthye më.
Në shtëpinë e tij u gjetën sendet personale, telefoni, paratë dhe një letër lamtumire, çka sugjeronte për një gjendje të rënduar emocionale që po kalonte. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.
Përpjekjet për gjetjen e tij përfshinë edhe ndihmën e Ambasadës Shqiptare dhe fokusoheshin në zonën e Sodenmattsee, ku më në fund u zbulua trupi i tij. Ende nuk ka detaje të plota mbi ngjarjen.

Leave a Reply