Prokuroria e Mitrovicës ka arrestuar për 48 orë 34 persona të cilët kryesonin Qendrat e Numërimit dhe Verifikimit (QKN) pas intervistimit të tyre.
Ky veprim vjen si pjesë e hetimeve mbi dyshimet për manipulimin e numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor 2025 në disa komuna, përfshirë Mitrovicën Jug dhe Veri, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, ka konfirmuar për lajmi.net se nga 43 individët e intervistuar, 34 janë ndaluar për një periudhë 48-orëshe.
Më herët, Prokuroria Themelore kishte urdhëruar Policinë e Kosovës të zhvillonte intervistat në kuadër të hetimeve për të zbardhur këto dyshime. Kjo situatë ka ngritur shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor në këto zona, ndërsa organet e drejtësisë po vazhdojnë punën për të siguruar transparencën dhe zbatimin e ligjit.

Leave a Reply