34 vite që nga referendumi historik për shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Më 26 shtator 1991, u zhvillua referendumi për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur.

Në këtë ditë, shumica absolute votoi në favor të pavarësisë së Kosovës, duke konfirmuar kështu Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilat ishin miratuar një vit më parë. Këto zhvillime çuan në mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, si ato parlamentare ashtu edhe presidenciale, në vitin 1992, raporton Klankosova.tv.

Sot, shënohet 34-vjetori i këtij referendumi historik për shpalljen e Kosovës si shtet të pavarur.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u njoh në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim që shpreh vullnetin politik të popullit të Kosovës.

Foto nga Arkiva


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *