35 Tonë Marihuanë Sekuestrohen në Operacion në Maqedoni

Rreth 35 tonë marihuanë janë konfiskuar në një operacion të ndërmarrë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Sipas burimeve, kjo sasi droge u kap në fabrikën “Alfafarm”, e cila merret me prodhimin e kanabisit mjekësor, si dhe në disa zona të tjera në Shkup dhe Strumicë. Ministria e Brendshme konfirmoi përmes një deklarate se hetimet policore janë në zhvillim e sipër dhe se informacionet e plota do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, theksoi në një intervistë televizive se opinioni publik do të mbetet i habitur nga sasia e drogës së kapur. Ky aksion ndjek një ngjarje të mëparshme në Serbi, ku u kapën rreth 5 tonë marihuanë, e cila dyshohet se kishte origjinën nga Maqedonia e Veriut.

Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të luftuar trafikun e drogës në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *