43-vjeçari nga Vushtrria humb jetën në aksident pune

Një incident tragjik ndodhi sot pasdite në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku një punëtor ndërtimi humbi jetën pasi ra nga një lartësi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa viktima, Gazmend Ahmeti nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë, ndërroi jetë nga plagët e marra. Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, konfirmoi për Klankosova.tv se 43-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

Ekipi mjekësor në vendngjarje e konstatoi vdekjen e tij. Ende nuk dihen arsyet e sakta të rënies, ndërsa hetimet kanë filluar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Ngjarja ka ngjallur shqetësime për sigurinë e punëtorëve në vendet e ndërtimit në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *