Në ditën e pestë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, Izraeli ka njoftuar se do të lejojë hyrjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Kjo lëvizje vjen pas lirimit të katër pengjeve të tjera nga Hamasi. Rihapja e kalimit kufitar Rafah, e cila lidh Egjiptin me Gazën, do të mundësojë transportimin e ndihmave nga OKB-ja, organizatat ndërkombëtare, sektori privat dhe vendet donatore.
Sipas burimeve nga radiotelevizioni izraelit KAN, ky proces është pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të arritur me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Rihapja e Rafah konsiderohet një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të lehtësuar situatën humanitare në Gaza.

Leave a Reply