Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria ka ndarë 640 mijë euro për ndërtimin e një qendre strehimi për gratë e dhunuara në pjesën veriore të vendit.
Në deklaratën e tij për Tëvë1, ai theksoi se kjo qendër do të përfshijë gjashtë dhoma, të ndara në dy kategori: tre për gratë pa fëmijë dhe tre për ato me fëmijë. Kurti vuri në pah se ky investim nga Ministria e Brendshme synon të sigurojë një mjedis të sigurt dhe dinjitoz për gratë që kanë përjetuar dhunë, qoftë ajo fizike apo psikologjike.
Ai theksoi rëndësinë e këtij projekti në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për këto gra, duke nënvizuar angazhimin e shtetit për t’u kujdesur për mirëqenien e tyre.

Leave a Reply