Një person 88-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Bablak të Ferizajt, njoftoi sot policia lokale.
Incidenti ndodhi më 18 nëntor 2025, rreth orës 11:05, kur policia u informua për një person në gjendje të pavetëdijshme. Një patrullë u drejtua menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ku gjeti viktimën pa shenja jete.
Vdekjen e tij e konfirmoi Ekipi i Emergjencës nga Ferizaj. Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, deklaroi se viktima është një burrë 88-vjeçar.
Njësitë e hetimeve dhe forenzika janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa Prokuroria e Shtetit është informuar për të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia. Rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Leave a Reply