Mytaher Haskuka, një nga figurat kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për deputet me numrin 50, ka publikuar një video ku përshkruan arritjet kryesore të Kosovës në procesin e integrimit evropian gjatë qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti.
Ai vë në dukje se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në raportet me Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare. Në video, Haskuka kujton se hapja e urës mbi lumin Ibër dhe heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës janë tregues të qartë të përmirësimit të pozitës ndërkombëtare të vendit.
Për më tepër, ai thekson se gjatë kësaj qeverisjeje janë hequr vizat, është aplikuar për anëtarësim në BE dhe janë nisur procedurat për Këshillin e Evropës. Haskuka kritikon opozitën, duke e akuzuar për bllokimin e më shumë se 1 miliard eurove marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend, gjë që, sipas tij, dëmton interesat e shtetit.
Në përfundim, ai i fton qytetarët të mbështesin Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Reply