Liderët e Bashkimit Europian po marrin vendime kyçe për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën financiarisht, gjatë një samiti të rëndësishëm.
Euroclear, organizata me qendër në Belgjikë, mban pjesën më të madhe të këtyre aseteve, dhe disa vende anëtare, përfshirë Belgjikën, kanë kundërshtuar përdorimin e tyre. Pa ndihmën e re financiare, Ukraina mund të përballet me krizë brenda pak muajsh.
Një zyrtar europian ka shprehur optimizëm se një marrëveshje është e mundshme. Në sfondin e këtyre zhvillimeve, Moska ka paralajmëruar për masa të ashpra dhe ka ngritur një padi kundër Euroclear për kthimin e aseteve.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky mori pjesë personalisht në samit për të theksuar urgjencën e situatës. Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se do të qëndrojë deri në arritjen e një marrëveshjeje për financimin e Ukrainës.
Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë thirrje për vendosmëri, duke theksuar se është jetike që Europa të tregojë forcën e saj.

Leave a Reply