Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në Fotografi”, e cila fokusohet në shkatërrimin e xhamive në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë gjatë viteve ’90.
Kurti vuri në dukje rëndësinë e trashëgimisë kulturore si bazë e identitetit tonë kolektiv, duke theksuar detyrimin për ruajtjen e saj për brezat e ardhshëm. Gjatë fjalës së tij, Kurti përmendi se gjatë konfliktit të viteve 1998-1999, Kosova humbi jo vetëm jetë njerëzore dhe pasuri materiale, por edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, e cila u shkatërrua nga forcat serbe.
Ai përmendi se gjykimet në Hagë e kanë cilësuar këtë si krim kundër njerëzimit. Kryeministri theksoi se në vitin 2021 u krijua një komision me ekspertë për të dokumentuar dëmet dhe për të kërkuar drejtësi.
Sipas këtij raporti, gjatë luftës u shkatërruan 1788 monumente kulturore, përfshirë 218 xhami dhe 17 kisha katolike. Kurti falënderoi të gjithë për kontributin në organizimin e ekspozitës, duke vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame në dokumentimin e këtyre shkatërrimeve.

Leave a Reply