Sot, mbledhja e KQZ-së u tensionua pas kundërshtimeve të Alban Krasniqit, anëtar i VV-së, lidhur me procesin e votimit të krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Ai e cilësoi këtë proces si të paligjshëm, duke theksuar se nuk është e rregulluar votimi në Hagë në mënyrën që ndodh në burgjet e Kosovës. Krasniqi u shpreh se nuk ndien mirë që të mbështesin procedura votimi që nuk janë në përputhje me ligjin, qoftë edhe në Hagë, duke theksuar se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të barabartë para kutisë së votimit.
Ai përmendi se vëllai i tij, i burgosur në Kumanovë, nuk ka pasur asnjëherë një trajtim të barabartë për të drejtën e votës. Në të kaluarën, krerët e UÇK-së kanë votuar me postë për shkak se Gjykata Speciale nuk lejonte dërgimin e komisionerëve partiakë për të organizuar votimin.
Anëtari i PDK-së, Arianit Elshani, konfirmoi se kërkesa për dërgimin e komisionerëve ishte bërë, por ishte refuzuar nga Gjykata Speciale. Në përfundim, u vendos që votimi të kryhet me postë, siç ndodhte më parë, vendim që shkaktoi reagime të forta nga Krasniqi.

Leave a Reply