Në tubimin e organizuar në Malishevë, kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, theksoi rëndësinë e rikthimit të rendit kushtetues.
Ai theksoi se drejtimi i shtetit nuk mund të bëhet përmes ndasive, konflikteve apo frikës, por përmes ligjit, institucioneve dhe përgjegjësisë. Abdixhiku vuri në dukje nevojën e zgjedhjeve në këtë fushatë, duke theksuar se është një moment kyç për vendin.
Ai e përshkroi këtë zgjedhje si një vendim mes dy rrugëve: njëra që çon drejt përçarjes dhe tjetra drejt normalitetit; njëra e improvizimit dhe tjetra e ndërtimit të shtetit; njëra e zhgënjimit dhe tjetra e shpresës. Kreu i LDK-së u shpreh se është koha që qytetarët të zgjedhin me mençuri për të ardhmen e vendit.

Leave a Reply