Udhëtari kapet me mbi 10 mijë euro të fshehura në Aeroport

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, zyrtarët doganorë zbuluan 9,300 funta britanike të fshehura në çorapet e një udhëtari.

Shuma e konvertuar në euro arrin në 10,611.59, sipas kursit zyrtar të këmbimit. Në përputhje me ligjin, udhëtari u gjobit me një masë administrative që përfaqëson 25% të shumës së padeklaruar.

Pjesa tjetër e parave është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve ligjore. Rasti është dorëzuar sektorit për hetime të mëtejshme.

Dogana e Kosovës thekson se mbrojtja e kufijve dhe parandalimi i veprimtarive të paligjshme, si kontrabanda, janë prioritete kryesore për të ruajtur sigurinë dhe interesat financiare të vendit. Ky veprim është pjesë e përpjekjeve për të forcuar kontrollet në pikat kufitare, duke synuar parandalimin e shkeljeve ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *