NATO mund të pranojë Kosovën dhe Bosnjën, Ukraina në pauzë

Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s, ka sugjeruar se Aleanca mund të shqyrtojë pranimin e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, veçanërisht nëse anëtarësimi i Ukrainës shtyhet përkohësisht.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Shea theksoi se një lëvizje e tillë do të tregonte se NATO ruan pavarësinë e saj vendimmarrëse dhe nuk lejon ndikimin rus në sovranitetin e saj. Sipas tij, në rast se procesi i anëtarësimit të Ukrainës ndalet për momentin, NATO mund të zgjerojë horizontin e saj drejt dy vendeve ballkanike si një mesazh se dyert mbeten të hapura.

“Kjo do të ishte një mënyrë për të kompensuar vonesën me Ukrainën,” komentoi ai. Gjithashtu, Shea sugjeroi se Kosova duhet të forcojë marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke e parë këtë si një strategji të rëndësishme në kontekstin aktual.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *