Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kohët e fundit ka zhvilluar një takim me vullnetarët e partisë.
Në një video të publikuar, ai ka bërë thirrje që qytetarët të angazhohen duke takuar vullnetarët, kandidatët dhe aktivistët e LDK-së. Kjo, sipas tij, do t’i ndihmojë ata të njihen më mirë me programin dhe angazhimet që partia ka për Kosovën.
Përmes këtij angazhimi, Abdixhiku synon të afrojë projektet dhe premtimet e LDK-së më pranë qytetarëve, duke i ftuar ata të dëgjojnë nga afër planet e partisë për të ardhmen e vendit.

Leave a Reply