Siria miraton heqjen e përhershme të sanksioneve amerikane

Qeveria siriane dhe aleatët e saj shprehën kënaqësi për heqjen e sanksioneve më të ashpra që kanë goditur vendin gjatë dekadave të fundit.

Këto sanksione, të njohura si sanksionet e Ligjit të Cezarit, u vendosën nga Kongresi i SHBA për të ndëshkuar regjimin e Bashar al-Assad për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë luftës civile që filloi në vitin 2011. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Sirisë falënderoi Shtetet e Bashkuara për këtë vendim, duke theksuar se ai do të lehtësojë barrën ndaj popullit sirian dhe do të hapë rrugën për një rimëkëmbje dhe stabilitet të ri.

Thirrja u drejtohet komunitetit të biznesit dhe investitorëve të huaj për të shqyrtuar mundësitë e investimeve dhe të marrin pjesë në rindërtimin e vendit, një projekt që Banka Botërore e vlerëson të kushtojë 216 miliardë dollarë. Guvernatori i Bankës Qendrore të Sirisë, Abdulkader Husrieh, u shpreh se ky vendim do të lehtësojë riintegrimin e Sirisë në sistemin financiar ndërkombëtar.

Heqja e sanksioneve u mirëprit edhe nga Turqia, Arabia Saudite dhe Katari. Në të njëjtën ditë, Britania e Madhe vendosi sanksione të reja ndaj individëve dhe grupeve që, sipas saj, janë të përfshirë në dhunë kundër civilëve në Siri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *