Ish-Ministri Ismajli dhe 6 zyrtarë përballen me paraburgim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar paraburgim për shtatë persona të dyshuar për korrupsion, të cilët u arrestuan së fundmi.

Këta individë, përfshirë M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K., dhe G.L., akuzohen se kanë kryer veprime të paligjshme me qëllim përfitimi personal nga 20 shkurt 2023 deri më 18 dhjetor 2025. Sipas Prokurorisë, dyshohet se M.D., në emër të F.I., ka bërë kërkesë për ndryshim të vendimit për shpronësim të pronës, ndonëse afati ligjor kishte skaduar prej më shumë se tetë vitesh.

Ky veprim nuk është kundërshtuar as nga i dyshuari J.M., as nga Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, por është zgjidhur me marrëveshje gjyqësore. Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit përfshin më shumë se 220 mijë euro vetëm në rastin e fundit, ndërsa në total dyshohet të jetë në shifra milionëshe.

Të pandehurit akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, ushtrim ndikimi dhe deklarim të rremë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *