OSBE dhe Franca mbështesin përfshirjen e grave në zgjedhje

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, misioni i OSBE-së ka nisur një seri punëtorish të mbështetura nga Ambasada e Francës, me qëllim rritjen e angazhimit të grave në procesin zgjedhor.

Edhe pse ekzistojnë ligje për barazi gjinore, gratë në Kosovë mbeten të nën-përfaqësuara në politikë. Këto punëtori synojnë të identifikojnë arsyet e kësaj mungese të përfaqësimit dhe të vlerësojnë efektivitetin e mekanizmave aktualë ligjorë dhe institucionalë.

Gjithashtu, do të shqyrtohet roli i institucioneve zgjedhore, partive politike, mediave dhe shoqërisë civile në përparimin e barazisë gjinore. Punëtoria e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 22 dhjetor, ku do të marrin pjesë kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku.

Aktiviteti do të përfshijë diskutime me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *