Bologna kalon Interin dhe arrin në finalen e kompeticionit

Ekipi i Bolognas ka arritur të sigurojë një vend në finalen e Superkupës së Italisë, pas një përballjeje emocionuese kundër Interit në Riad.

Takimi, i zhvilluar të premten në mbrëmje në stadiumin “King Saud University”, përfundoi me barazim 1:1 në kohën e rregullt. Interi kaloi në avantazh herët, falë një goli nga Marcus Thuram në minutën e dytë.

Megjithatë, Bologna barazoi rezultatin në minutën e 35-të përmes një penalltie të realizuar nga Riccardo Orsolini. Pas barazimit, ndeshja u vendos nga penalltitë, ku lojtarët e Bolognas treguan më shumë saktësi, duke siguruar një fitore 3:2 dhe duke u kualifikuar kështu për finalen.

Në këtë fazë përfundimtare, Bologna do të përballet me Napolin, i cili eliminoi Milanin me rezultat 2:0 në gjysmëfinalen tjetër. Finalja e Superkupës është planifikuar të mbahet të hënën, duke nisur në orën 20:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *