Kurti: Ekonomia po rritet, kërkojmë më shumë fuqi punëtore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një fushate në Obiliq, theksoi një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në Kosovë, duke shprehur shqetësim për mungesën e fuqisë punëtore vendase.

Ai tregoi se në zonën e Ferizajt, në fabrika të ndryshme, ka parë inxhinierë dhe punëtorë nga vende të tjera si Turqia, Kina, Pakistani, Bangladeshi dhe Filipinet. Kurti e krahasoi situatën me zhvillimet në Gjermani dhe Austri, ku u thithën punëtorë nga jashtë për të mbështetur ekonominë.

Në fjalimin e tij, Kurti nuk përmendi faktin se gjatë vitit 2024, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37,451 qytetarë e kanë lëshuar vendin. Kjo agjenci raportoi gjithashtu se numri i banorëve që imigruan në Kosovë ishte 9,038, ndërsa popullsia e vlerësuar për vitin 2024 arriti në 1,585,590 banorë rezidentë.

Këto të dhëna tregojnë për një sfidë të vazhdueshme demografike në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *