Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka kritikuar premtimet për rritjen e pagës minimale dhe pensioneve, duke i cilësuar si propagandë elektorale.
Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për përdorimin e politikave sociale për qëllime fushate, pa ndonjë vizion apo reformë të vërtetë. Reçica shprehu pakënaqësinë e tij për dështimin e qeverisë aktuale në ndërtimin e drejtësisë sociale, duke theksuar se masat e marra janë të përkohshme dhe më shumë menaxhojnë varfërinë sesa e zgjidhin atë.
Ai vuri në dukje se paga minimale nuk mbulon nevojat bazë të konsumit, ndërsa pensionistët dhe nënat lehonë nuk marrin mbështetje të mjaftueshme për të siguruar stabilitet afatgjatë. Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Reçica e sheh këtë proces si një mundësi për qytetarët që të vlerësojnë performancën qeverisëse dhe të kërkojnë ndryshime për të rikthyer dinjitetin dhe drejtësinë sociale.
Ai nënvizoi se qytetarët meritojnë paga dinjitoze dhe politika që ofrojnë mirëqenie reale.

Leave a Reply