Hapen hetimet për spitalin gjinekologjik “Kestrina” pas operacionit për heqjen e cistës

Policia e Kosovës ka filluar hetimet për spitalin “Kestrina”, ku 20-vjeçarja nga Lipjani iu nënshtrua një operacioni.

Familja e saj akuzon se mjekët, pa miratimin e pacientes, i kanë hequr tubin e djathtë të vezoreve.

Padia penale e paraqitur nga familja ka aktivizuar organet e ndjekjes, të cilët informojnë emisionin se rasti është në proces hetimi.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka marrë ende asnjë ankesë nga pacientja në fjalë.

Sipas tyre, në mungesë të një ankese zyrtare, nuk mund të nisin hetimet për të sqaruar ndonjë dyshim.

Eksperti ligjor Asdren Bytyqi thekson se çdo operacion duhet të kryhet vetëm me pëlqimin e pacientit.

Nëse ky pëlqim nuk ekziston, ndërhyrja mund të shkaktojë komplikacione shëndetësore për pacientin dhe pasoja ligjore për mjekun.

Ai shton se mjeku mund të vepronte vetëm mbi cistat për të cilat kishte marrë autorizimin, ose në raste të urgjencës shëndetësore, por gjithmonë me pëlqimin e pacientit.

Në raste të tilla, avokati sugjeron se pala e dëmtuar mund të ngrejë padi ndaj organeve të drejtësisë.

Në anën tjetër, spitali nuk ka dhënë detaje për rastin, duke u mbështetur në ruajtjen e privatësisë së të dhënave të pacientit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *