Policia e Kosovës ka arritur të ekstradojë një shtetas kosovar të dyshuar për krim, nga Gjermania në Kosovë.
Në një operacion të koordinuar më 19 dhjetor 2025, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet e drejtësisë, solli në Kosovë B.A., i lindur më 1994. Ky individ ishte arrestuar më parë nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale të “vrasjes në tentativë”.
Pas arrestimit në Gjermani, B.A. i është dorëzuar njësive policore në Mitrovicë për të vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore.
Kjo ekstradim përbën një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet e drejtësisë.

Leave a Reply