Operacion antidrogë në Itali: 384 të arrestuar, 1400 kg drogë sekuestruar

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në disa rajone të Italisë për të luftuar krimin e organizuar.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet kanë arrestuar 384 individë dhe kanë raportuar 655 persona të tjerë. Në total, janë sekuestruar rreth 1,400 kilogramë drogë.

Policia ka kontrolluar mbi 95,000 persona, ku përfshihen 16,701 të huaj dhe 10,848 të mitur. Gjatë operacionit janë konfiskuar 35 kilogramë kokainë, 1,370 kilogramë kanabis, një kilogram heroinë, 41 armë zjarri, 80 thika dhe më shumë se 300,000 euro në të holla, të cilat dyshohen të jenë të lidhura me trafikimin e drogës.

Gjithashtu, janë analizuar profile të ndryshme në rrjetet sociale që mund të jenë të përfshira në aktivitete kriminale, me qëllim njoftimin e autoriteteve përkatëse për bllokim të mundshëm. Janë kontrolluar mbi 300 dyqane kanabisi dhe pesë prej tyre janë sekuestruar në tre qytete të ndryshme.

Tre persona janë arrestuar dhe 141 janë akuzuar, përfshirë pronarë dhe menaxherë të dyqaneve. Testimet kanë zbuluar se 300 kilogramët e kanabisit të sekuestruar ishin narkotikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *