Kamionët në Ferizaj gjobiten për ndotje të rrugës

Si rezultat i ankesave të qytetarëve të dërguara në Policinë Rajonale të Ferizajt, janë ndëshkuar dy kamionë me targa të huaja, të cilët ishin kontraktuar nga kompani private për transport dheu.

Shoferët e tyre nuk kishin pastruar gomat para hyrjes në rrugët e asfaltuara, çka ka çuar në ndotjen e rrugës magjistrale Ferizaj–Kaçanik në fshatin Komogllavë, në tre pika të ndryshme. Policia ka bërë të ditur se, në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompanitë përgjegjëse janë gjobitur me nga 1,000 euro për shkak të ndotjes së ambientit.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve dhe kompanive ndërtimore që të tregojnë kujdes më të madh gjatë punimeve. Sipas ligjit, është e ndaluar që automjetet të hyjnë nga rrugët dytësore të pashtruara në rrugë të asfaltuara pa hequr baltën dhe materialet e tjera ndotëse nga gomat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *