Policia Rrugore ka bërë një thirrje të rëndësishme për shoferët, duke i këshilluar ata të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të ndjekin udhëzimet e oficerëve të policisë që ndodhen në terren.
Këto masa janë thelbësore për të garantuar siguri në rrugë. Njësia për Sigurinë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, po monitorojnë qarkullimin dhe janë të gatshëm për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve kur është e nevojshme.
Nëse keni nevojë për ndihmë, mund të kontaktoni policinë në numrin 129. Kjo thirrje vjen si një kujtesë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet dhe për të siguruar një lëvizje të qetë në rrugë.

Leave a Reply