Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në T7.
Ai deklaroi se balotazhi do të zhvillohet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.
Megjithatë, në përfundim, ai theksoi se VV me kandidaturën e tij do ta mposhtë PDK-në dhe kandidatin Shaqir Totaj.
“Prizreni do të ketë balotazh, kjo ndodh gjithmonë për shkak të minoriteteve, Prizreni ka një specifikë të veçantë dhe besoj se kësaj here do të jem i suksesshëm përballë Shaqir Totajt”.
“Të qenit në pushtet ofron një avantazh për të qenë në balotazh, prandaj nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë në raundin e parë; beteja klasike do të jetë mes Vetëvendosjes dhe PDK-së, dhe në fund VV do të triumfojë me mua në krye”, deklaroi Abrashi.

Leave a Reply