Një familje nga Kosova u përfshi në një aksident të rëndë në orët e para të mëngjesit në një autostradë pranë Spital am Pyhrn, Austri.
Automjeti, i drejtuar nga një grua 39-vjeçare, doli nga rruga dhe u përplas me parmakët mbrojtës pas një kthese të papritur drejt së djathtës. Në veturë ishin edhe bashkëshorti i saj 49-vjeçar dhe dy fëmijët e tyre, të moshave 9 dhe 15 vjeç, raportojnë burimet lokale.
Shoferët që kalonin pranë vendngjarjes u treguan të gatshëm, duke thirrur shërbimet e urgjencës dhe duke ofruar ndihmën e parë të nevojshme. Pas trajtimit të parë në vend, të gjithë të lënduarit u dërguan në Klinikën Pyhrn-Eisenwurzen në Kirchdorf për kujdes të mëtejshëm mjekësor.
Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur ende në detaje.

Leave a Reply