Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me refuzimin e kërkesës së Salih Mustafës për të vizituar babanë e tij, i cili thuhet se është në gjendje kritike shëndetësore.
Salih Mustafa është dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vjet burgim. Sipas OVL-UÇK, ky vendim është i pakuptimtë dhe johuman, duke theksuar se Mustafa ka një dënim të formës së prerë dhe nuk paraqet rrezik për dëshmitarët apo për procesin gjyqësor.
Organizata ka për qëllim të ngrejë këtë çështje në nivel ndërkombëtar, duke kërkuar ndërhyrjen e organizatave për të drejtat e njeriut për të adresuar këto shkelje. “Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, theksoi OVL-UÇK, duke kritikuar vendimin si të papajtueshëm me parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Leave a Reply