Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar për korrupsion.
Përveç Ismajlit, mes të arrestuarve janë një gjyqtar nga Graçanica, Jovica Mitroviq, si dhe zyrtarët N.K., M.D., B.D., Sh.T., dhe G.L. Seanca gjyqësore e mbajtur të shtunën zgjati disa orë, ndërkohë që vendimi u dha në mbrëmje.
Prokuroria akuzon të pandehurit për marrje dhe dhënie ryshfeti, si dhe ushtrim ndikimi, në periudhën 2023-2025. Thuhet se ata kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme përmes kompensimeve për prona të shpronësuara.
Avokatët e Ismajlit kanë kundërshtuar akuzat, duke deklaruar se kompensimi për pronën e shpronësuar është bërë sipas ligjit dhe se situata e tij është e ngjashme me raste të tjera në Kosovë. Arrestimet u kryen pas një operacioni të Policisë të urdhëruar nga Prokuroria Speciale.

Leave a Reply