Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpalosur planin e tij për qeverisje, të cilin e ka quajtur ‘Kontrata e Jetës me Shtetin’.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë e një shteti që mbështet qytetarët që nga fillimi i jetës së tyre, duke mos u kufizuar vetëm në periudha zgjedhjesh apo krizash. Abdixhiku ka propozuar që çdo fëmijë i porsalindur të marrë 200 euro në muaj për vitin e parë të jetës.
Ai gjithashtu ka vendosur theksin te rëndësia e çerdheve publike dhe arsimimit të hershëm cilësor. Në aspektin e zhvillimit të aftësive, ai ka premtuar integrimin e teknologjisë dhe kodimit në sistemin arsimor, duke synuar përgatitjen reale të studentëve për tregun e punës.
Për më tepër, Abdixhiku ka premtuar trajnimin e 40 mijë të rinjve dhe sigurimin e punësimit pas përfundimit të studimeve.

Leave a Reply