Kurti: Përkrahje e re për industrinë prodhuese në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri një vizitë në fabrikën e stiroporit, Kosova Plast, e cila është në pronësi të Refik Lurit.

Fabrika ka 30 punëtorë dhe produktet e saj eksportohen në Zvicër dhe Itali. Refik Luri shprehu se ka përfituar drejtpërdrejt nga politikat qeveritare, veçanërisht nga programi “Superpuna”, që ka lehtësuar punësimin e të rinjve në fabrikën e tij.

Gjatë vizitës, Kurti theksoi se qeveria do të vazhdojë të mbështesë bizneset që investojnë dhe eksportojnë. Ai nënvizoi synimin për të rritur prodhimtarinë dhe zgjeruar aktivitetin ekonomik përmes masave mbështetëse, duke premtuar vazhdimin e kësaj politike edhe në të ardhmen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *