Hoxhaj: Edi Rama, jo Kurti, kontribuoi në heqjen e sanksioneve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, kritikoi Bashkimin Evropian për trajtimin e padrejtë ndaj Kosovës.

Sipas tij, heqja e disa sanksioneve ndaj vendit nuk është meritë e qeverisë aktuale apo e kryeministrit Albin Kurti, por më shumë e opozitës dhe përpjekjeve të liderëve tjerë, siç është Edi Rama. Hoxhaj thekson se në Samitin Ballkan–BE, Edi Rama ka luajtur një rol kyç duke bindur presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni për heqjen e 50% të sanksioneve, me pjesën tjetër që pritet të hiqet në fund të janarit.

Ndërkohë, Kosova është izoluar dhe ka humbur rëndësinë e saj në rajon dhe në Evropë, duke dështuar në përmbushjen e pritjeve ndërkombëtare. Ai gjithashtu theksoi se ndërprerja e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara është një goditje për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët kryesorë, në një kohë kur bota përballet me sfida të mëdha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *