Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka theksuar se Kongresi i SHBA-ve ka dërguar një mesazh të fortë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj zyrtarëve serbë, si përgjigje ndaj përkeqësimit të gjendjes demokratike dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon.
Musliu ka nënvizuar se institucionet amerikane e konsiderojnë demokracinë në Serbi në një gjendje shqetësuese, me zgjedhje të organizuara në kushte të pandershme dhe një nivel alarmant të dezinformimit. Ai sugjeron që sanksionet e mundshme të përfshijnë jo vetëm çështje demokratike, por edhe përgjegjësinë e Serbisë për akte terrorizmi dhe sabotazh.
Musliu ka përmendur sulmin në Banjskë, ku Milan Radoiçiq ka pranuar përfshirjen e tij, ndërkohë që Serbia injoron kërkesat për drejtësi. Po ashtu, ai ka përmendur sulmin ndaj infrastrukturës në Ibër-Lepenc, ku Prokuroria e Kosovës ka ngritur akuza për terrorizëm dhe spiunazh, duke theksuar lidhjet e mundshme me struktura kriminale serbe.
Musliu përfundon se Serbia nuk bashkëpunon me organet e drejtësisë dhe dezinformon kundër Kosovës dhe NATO-s, duke sugjeruar se vendosja e sanksioneve është një hap i pashmangshëm.

Leave a Reply