Shtetas shqiptar arrestohet në Serbi për emblemën e UÇK-së

Avokati Arianit Koci ka apeluar që qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët ta shmangin kalimin përmes Serbisë me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në automjetet e tyre.

Kjo thirrje vjen pas arrestimit të një bashkëkombësi nga autoritetet serbe, për shkak të një simboli të UÇK-së të vendosur në veturën e tij. Koci e ka cilësuar këtë arrestim si veprim të padrejtë dhe në kundërshtim me standardet juridike.

Ai ka argumentuar se shprehja e identitetit politik apo historik nuk duhet të konsiderohet si vepër penale sipas normave evropiane për të drejtat e njeriut. Gjithashtu, Koci ka theksuar se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po e rëndojnë situatën për qytetarët e zakonshëm, të cilët përballen me veprime arbitrare.

Ai ka rekomanduar që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të informuar, duke e konsideruar këtë si mburojën më të mirë ndaj situatave të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *