Hoti: Osmani nuk po vepron si presidente e pavarur

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për përfshirje të tepruar në politikën ditore.

Në një intervistë për emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hoti theksoi se Osmani, në vend që të ruajë një distancë nga zhvillimet politike, është e angazhuar thellësisht në to. Hoti e ka cilësuar Presidenten si një zgjatim i Kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, duke përmendur se ajo është pjesëmarrëse aktive në agjendën qeveritare.

Ai vuri në dukje se Osmani ka mbështetur aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka kthyer asnjë ligj pas për rishikim, ndërsa ka shkarkuar kryesuesen e KQZ-së në fillim të mandatit të saj. Sipas Hotit, Osmani ka humbur pavarësinë e saj funksionale, duke marrë pjesë në vendimmarrje të rëndësishme pa ruajtur rendin kushtetues.

Ai gjithashtu e akuzoi atë për përfshirje në aktivitete të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *