Kryetari Abdixhiku: Mbështetja nga mërgata forcon Vitinë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim në qytetin e Vitisë, ku theksoi rëndësinë e mërgatës në këtë zonë.

Sipas tij, dinamizmi i ndjerë në Viti nuk është i rastësishëm, por pasqyron një dëshirë për ndryshim. Në fjalën e tij, Abdixhiku potencoi se qytetarët e Vitisë janë të bashkuar dhe të vendosur për të sjellë ndryshimet e nevojshme për të ardhmen e Kosovës.

Ai vlerësoi se kjo gjendje reflekton një vetëdije në rritje në mbarë vendin për nevojën e institucioneve funksionale dhe politikave të përkushtuara ndaj qytetarëve. Pjesë e listës së LDK-së për Vitinë janë disa kandidatë të shquar: Vjollca Kadolli Halili, Halil Musliu, Faruk Nura, Lirie Aliu, Lumbardh Salihu, si dhe dy përfaqësues nga diaspora, Ramadush Emini dhe Xhavit Islami, të cilët pritet të kontribuojnë me përvojë dhe përkushtim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *