Kombinim i diellit, shiut dhe borës malore këtë javë

Parashikimi i motit për javën në vijim në Kosovë tregon një ndryshim të dukshëm në kushte atmosferike.

Fillimi i javës do të jetë kryesisht me kthjellime dhe diell të dobët, por pritet që nga e mërkura të fillojnë reshjet e shiut në zonat e ulëta, ndërsa në malet mbi 1600 metra do të ketë borë. Temperaturat minimale pritet të variojnë prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 2 deri në 8°C, duke u ulur në fundjavë.

Qytetet kryesore si Prishtina dhe Peja do të përballen me temperatura nga -1 deri në 7°C, ndërsa Prizreni dhe Gjakova do të kenë temperatura maksimale prej 8°C. Dragashi mbetet më i ftohti me temperatura nga -2°C deri në 5°C në fillim të javës, që pritet të zbresin në 2°C në fundjavë.

Era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare, duke ndryshuar drejtim nga jugperëndimi dhe juglindja drejt veriperëndimit. Fundjava do të jetë e vranët, me intervale të shkurtra me diell dhe temperatura më të ulëta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *