Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet këtë të hënë me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, në Uashington.
Lajmi është konfirmuar nga Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar, si dhe nga zëdhënësi për media i presidentes, Bekim Kupina. Takimi do të zhvillohet pasdite, sipas orës lokale të Kosovës, por detaje të mëtejshme mbi temat e diskutimit nuk janë bërë publike në deklaratën e DASh-it.
Ky takim pason bisedimet e mëparshme mes Osmanit dhe Landaut, të cilat u zhvilluan në korrik të këtij viti, ku u diskutuan mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në të ardhmen.

Leave a Reply