Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për të diskutuar mbi projektet infrastrukturore në këtë komunë.
Pas takimit, ata inspektuan disa projekte, përfshirë rrugën “Hamdi Kurteshi” dhe segmentet e autostradës Bresalc–Banullë. Hyseni falënderoi ministrin për vizitën dhe theksoi se mbështetja e ministrisë ka sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturën e Gjilanit.
Ai njoftoi se projektet e reja, si “Bulevardi i Qytetit” me vlerë 18 milionë euro, janë në proces. Ministri Durmishi vlerësoi progresin e bërë dhe konfirmoi se kontratat e reja për autostradën Prishtinë–Gjilan do të përshpejtojnë përfundimin e projektit.
Ai premtoi vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në Gjilan, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre investimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Leave a Reply