Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfundoi takimet në Hajvali, ku u takua me banorë lokalë, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në komunikimin e tij në rrjetet sociale, Kurti theksoi se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve nuk varen vetëm nga ligji dhe ekonomia, por kërkojnë edhe një sistem energjetik dhe ujë të pijes të përparuar, si dhe infrastrukturë rrugore të mirë. Ai nënvizoi investimet në fusha të rëndësishme si shëndeti i nënave dhe fëmijëve, forcimi i ushtrisë, zhvillimi i bujqësisë dhe integrimi i veriut, duke ndërtuar ura që lidhin qytetarët.
Kurti gjithashtu njoftoi se takimet me qytetarë do të vazhdojnë në Prishtinë, në Kodrën e Trimave, në shkollën “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:30. Këto takime synojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe dialogun me qytetarët për çështje të rëndësishme të vendit.

Leave a Reply